Tenton të fusë 6 doza kanabis në burgun e Burrelit, prangoset Fatmir Muça

Aktualitet

burguPolicia e Dibres njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasi Fatmir Muça 36 vjeç, banues në Burrel, si dhe u dërguan materialet Prokurorisë për të paraburgosurin, shtetasin Sokol Lleshi, 25 vjeç, banues në Peshkopi, me masë sigurie “Arrest në Burg “ për veprën penale “ Vjedhje”.  Rreth orës 14.30, të datës 08.05.2015, Fatmiri  ka shkuar në “I.E.V.P, Burrel,”  për të takuar  të paraburgosurin Sokol Lleshi dhe ka tentuar t’i jape Sokolit një dozë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale.  Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Muça,  u gjetën dhe u sekuestruan  edhe 6 doza të vogla me lëndë nartkotike të ndara në qese plasike.

ME TE LEXUARAT