Dështon tentativa për grusht shteti në Turqi, 90 të vdekur, mbi 1500 ushtarë të arrestuar

Bota

turqiDështon grushti i shtetit në Turqi, arrestohen më shumë se 1500 ushtarë.

Presidenti Erdogan, qeveria dhe Inteligjenca kanë raportuar se grushti i shtetit në Turqi dështoi.Mbi 1500 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 90. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar forcat qeveritare që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm.

Presidenti Erdogan pas përpjekjeve për tu larguar me avion, u kthye në Stamboll ku edhe dha një deklaratë për mediat.

Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do ta paguajnë shtrenjtë!

Nga përleshjet janë plagosur rreth 1100 persona.

ME TE LEXUARAT