"Grusht shteti tentuan në 21 janar, por morën atë që merituan"!

Politikë

berisha166Ish-kryeminsitri Berisha ka bërë një koment mjaft të fortë lidhur me situatën në Turqi. Ai e ka cilësuar edhe 21 janarin të njëjtë si grushti i shtetit të një nate më parë në Turqi madje shkon deri aty sa thotë se qytetarët në 21 janar morën atë që merituan

Berisha ka shprehur ngushëllimet në rrjetin social Facebook për viktimat e Turqisë ndërkohë harron e nga ana tjetër shkruan në një koment oshtë statusit të tij se qytetarët në 21 janar morën atë që merituan.

Ja reagimi:

"Deshton grushti i shtetit ne Turqi!

Te dashur miq, mbreme Turqia kaloi ne tronditje te rende. Njesi te ushtrise turke ndermoren aktin antikushtetues te grushtit te shtetit dhe tentatives per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga vota e popullit, qeverine dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetaret e Turqise, autoritetet e vendit qendruan se bashku dhe bene qe kjo perpjekje aventureske antikushtetuese te deshtoje. Ne perleshje me forcat puçiste humben jeten dhjetra civil e shume te tjere u plagosen.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar antikushtetues te aventurierve puçist me uniforme dhe shprehur solidaritetin tim me qytetaret dhe autoritetet legjitime te vendit mik, shpreh ngushllimet e mia per familjet e viktimave te ketij akti shume te rende dhe uroj sherim te shpejte te lenduarve! sb"-shkruan Berisha në Facebook

Kujtojmë se më 21 janar të 2011 u vranë në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm dhe askush nuk është dënuar asnjë kre i lartë i shtetit asokohe. - See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/berisha-grusht-shteti-tentuan-n--21-janar-por-mor-n-at--q--merituan-366026.html#sthash.KsRDkenk.dpuf

ME TE LEXUARAT