Shpallet futbollisti më i mirë i ri i Euro 2016

Aktualitet

sanchezRenato Sanches përveç që është shpallur kampion i Evropës me Portugalinë, ka marrë edhe çmimin si futbollisti më i mirë i ri i turneut.

Super talenti 18-vjeçar i Portugalisë, që ka luajtur një rol kyç në suksesin e kombëtares iberike është shpërblyer nga UEFA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sanches përveç paraqitjeve të mira ka realizuar edhe golin vendimtar ndaj Polonisë në çerekfinale, duke i mundësuar kombëtares së tij që ta çonte lojën në vazhdime që më pas e kishin fituar pas ekzekutimit të penalltive.

Ndryshe, Sanches, këtë verë është transferuar nga Benfica te Bayern Munich për shumën e 40 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT