Arrestohen dy shqiptarët kur po shkëmbenin 500 mijë euro kokainë

Aktualitet

kokaine16Policia e Riminit më Itali ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 35 e 36 vjeç, rezidentë prej vitesh në qytetin e Riminit e në provincën e Luca-s.Akuza ndaj tyre është trafik i lëndës narkotike të tipit kokainë.

Dy shqiptarët janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin me njëri-tjetrin, në parkingun e një qëndre tregtare rreth 2.4 kg kokainë e pastër me një vlerë shitje në treg rreth 500 mijë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në makinën e njërit prej tyre u sekuestruan gjithashtu rreth 22 mijë euro cash. Operacioni i arrestimit të tyre u bë falë punës së agjentëve të policisë në terren që sinjalizuan lëvizjet e dyshimta të dy shtetasve shqiptarë.

Teksa udhëtonin njëri me një automjet luksoz Suv e tjetri me një makinë të zakonshme, dy shqiptarët kanë ndaluar njëri-pranë tjetrit në parkingun e një qëndre tregtare për të shkëmbyer kokainën.

Ndërhyrja e agjentëve të policisë italiane ka bërë që në 2 automjetet e shqiptarëve të sekuestrohet rreth 2.4 kg kokainë e pastër.

Lënda nakrotike ishte e fshehur në pjesën e pasme të parafrangos së majtë të makinës tip Suv e mbështjellë në dy pako me rreth 1.2 kg kokainë secila.

Në makinën e shqiptarit tjetër janë gjetur dy kampione shitje kokainë me peshë 0.9 e 0.8 gramë që do të shërbenin për të vlerësuar nga blerësi cilësinë e dogës.

Në këtë makinë u sekuestruan nga policia italiane rreth 22 mijë euro cash të ndara në dy pako, 11.980 në njërën dhe 9950 euro në tjetrën.

Sasia e madhe e drogës dhe e parave të sekuestruara dëshmojnë se dy shtetasit shqiptarë janë dy trafikantë të rëndësishëm të shitjes së trogës në këtë territor.

ME TE LEXUARAT