Zbulohet hierarkia e bandës së drogës, si ndërtoheshin pallatet me paratë e trafikut

Aktualitet

Tiranë, kapet grupi i trafikut të drogës në Ballkan, arrestohen 30 persona, 23 në kërkim – VIDEONë bazë të hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se, shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Nuredin Nazëraj, që shihni në këto foto, kanë patur rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Në rolin e ndërmjetësuesit janë identifikuar shtetasit, Arben Prendi dhe Blerim Ukimeraj, ndërsa në rolin e blerësit dhe financuesit ishin të përfshirë Romeo Beqa, Viktor Behaj, Anest Koromani, Denis Sinameta (Land Lleshi), Lulzim Qorri, Gjolek Xhaferi, Robert Petoshati, Myqerem Çela, Fatos Muçi. Sipas Prokurorisë dhe Policisë, ky grup i financonte paratë në fushën e ndërtimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ky shtetas rezulton nga hetimi se ka pasur në përdorim vazhdimisht mjete luksoze, si automjete tip foristradë “Porch Cayen”, “Audi A6”, BMW X6 etj, citon klan.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës, ndaj ish – Federatës Jugosllave, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Në vitin 2009 ka filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës. Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit.

Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milionë euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma “Molla Sh.p.k”.

Shyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013. Ka firmë ndërtimi “Kotorri-SL shpk” dhe “Hapësira X”. Shtetasi Shyqyr Kotorri ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar.

Ka investuar në ndërtim mbi 6 milionë euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Paratë dyshohet se i ka përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për këtë vepër penale. Në vitin 2014, djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë.

Hetimet zbuluan se aktiviteti i këtij grupi kriminal, me 30 të arrestuar e 25 persona të shpallur në kërkim, e ushtronte veprimtarinë e tij në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari e Kosovë.

ME TE LEXUARAT