Pesë policë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën në rrugët e Dallasit, si pasojë e një sulmi me armë gjatë një proteste kundër vrasjes së dy personave me ngjyrë nga ana e policisë.
Katër snajpera të vendosur në pika të ndyshme nisën të qëllonin ndaj policisë.
Siç shihet në këtë video, një nga agresorët pati një shkëmbim zjarri me një oficer policie, duke e lënë fatkeqësisht të vdekur këtë të fundit.
Autoritetet në SHBA njoftojnë se janë arrestuar 3 persona, ndërsa një tjetër u vra nga forcat speciale amerikane.
I gjithë qyteti është nën rrethim pasi policia nuk përjashton ekzistencën e ndonjë agresori tjetër.
Nuk jepen ende detaje rreth ngjarjes, por duke u nisur nga të dhënat e deritanishme, mediat hedhin dyshime se masakra nuk ishte thjesht për shkak të zemëratës së shkaktuar nga vrasja e dy afro-amerikanëve.
Protesta në rrugët e Dallasit u nxit nga vrasja e dy personave me ngjyrë nga policia në Minesota dhe në Luiziana.