Përfundojnë remontet në Jug, OSHEE 500 punonjës në gatishmëri

Aktualitet

oshe-remonteNë jug të vendit kanë përfunduar remontet në rrjet dhe nuk do të ketë më ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.

Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE Petraq Lika i cili shprehet se nuk do të ketë ndërprerje të karakterit të planifikuar apo edhe të karakterit të paplanifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OSHEE ka ndërtuar strategjinë për të ulur kohën e ndërprerjes, numrin e ndërprerjeve, tha ai.

Lika shtoi se njerëzit janë ndërgjegjësuar, operatorët janë ndërgjegjësuar në këtë drejtim.

Ndërsa përsa i përket vonesave në këto remonte, Petraq Lika thotë se ishte për shkak të procedurave nga prokurimet.

Për të parandaluar ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë verës sidomos në pjesën bregdetare OSHEE ka planifikuar një sërë masash ku në gatishmëri për çdo defekt do të jenë rreth 500 punonjës.

Ndërhyrjet e OSHEE në rrjet konsiderohen të domosdoshme për shkak se në rrjetin e Shpërndarjes ka munguar ndërhyrja që prej 40 viteve.

ME TE LEXUARAT