"Terrorizoi 3-vjecarin", tri akuza Anjeza Shabanit, gjykata lë në burg edukatoren "mizore"

Aktualitet

anjeza-gjykate Gjykata e Tiranes caktoi masen e sigurise arrest me burg pa afat ndaj Anjeza Hushes (Shabani), e akuzuar per rrahjen e 3-vjecarit ne kopeshtin Diren ne periferi te Tiranes.

Trupi gjykus i masave pranoi kerkesen e prokurorise per caktimin e mases arrest me burg ndaj pronares se kopeshtit e cila akuzohet per shperdorim detyre, keqtrajtim te miturish dhe aktivitet te paligjshem dhe te pa licencuar.

--------

Del para gjykates per caktimin e mases se sigurise Anjeza Husha, drejtoresha e kopeshtit ku u dhunua femija 3-vjecar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E arrestuara me tri akuza, ka dale sot para gjykates ku prokuroria ka kerkuar caktimin emases arrest me burg.

anjeza-shabaniProkuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë arrest me burg për shtetasen Anjeza Husha (Shabani), administratoret e kopështit të palicencuar "Diren" ku u regjistruan skenat e frikshme të dhunës ndaj një 3-vjecari.

Prokuroria e akuzon të arrestuarën për veprat penale shpërdorim detyre, keqtrajtim të miturish dhe ushtrim i paligjshëm i aktivitetit tregtar.

Sipas kërkesës së prokurorisë, Anjeza Husha, akuzohet se ka keqtrajtuar fëmijën e mitur duke e terrorizuar atë dhe për këtë arësye duhet të mbahet në burg pa afat deri në fund të hetimeve.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë pritet të caktohet ditën e sotme në gjykatën e Tiranës.

Prokuroria ka marrë në hetim edhe persona të tjerë punonjës të kopështit të paligjshëm që kanë qenë prezent në momentet e dhunës barbare të ushtruar ndaj fëmijës së pambrojtur 3-vjecar.

Skandali u bë publik nga emisioni Stop në Tv Klan dhe menjëherë pas pamjeve të transmetuara, prokuroria e policia filluan hetimet./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT