Egjiptiani rrëmben anijen në Durrës: Dua 70 mijë euro, ose do ta fundos në Aleksandri

Kliko per me shume info

anija-celepiaKonfirmohet rrembimi i anijes shqiptare ne Durres. Shtetasi egjiptian qe ndodhej ne bord, ka telefonuar nje punonjes te portit Durres dhe ka thene se anija eshte aktualisht ne Aleksandri. Ai ka bere me dije se nese pronari i anijes nuk i jep 70 mije euro, qe mendoet se jane shume borxhi, ai do ta fundose anijen bashke me dy anetaret shqiptare te ekuipazhit atje ku ndodhet mjeti lundrues ne Aleksandri.
Lajmi eshte bere me dije nga policia e Durresit ne nje deklarate ku shpjegohet se:
Në datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me 2 marinarë, shtetasin Luan Mema 56 vjeç nga Durrësi dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Sallam, 30 vjeç.
Motopeshkatorja “Çelepia 2” është në pronësi të shtetasit Murat Çelepia.

Punonjësit e Policisë sipas procedurave standarde ushtruan kontroll në bord dhe pasi u konstatua gjithçka në rregull në orën 14:30 të datës 18 qershor, iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale.

Kliko per me shume info

Në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren.

Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Megjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores.

Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojen Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim-shpëtimit.

Në datë 22 qershor 2016 rreth orës 10:00 shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here