Kamioni përplas për vdekje shqiptarin në Holandë

Aktualitet

ambulanca-italiNjë shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident të ndodhur në Holandë.

26-vjeçari është përplasur nga një kamion në qytetin e Roterdamit, dhe më pas ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Mësohet se i riu është gjetur në afërsi të një pike karburanti dhe fast-food-i të kompanisë “McDonalds”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë viktima nuk kishte marrë plagë me thikë apo armë zjarri. Pista kryesore e hetimeve është fokusuar në faktin se 26-vjeçari ishte një klandestin që po përpiqej të hipte në kamion.

ME TE LEXUARAT