Ndeshja Zvicër-Shqipëri, kjo është banderola që "cmendi" Greqinë

Aktualitet

banderola-greketGreqia ka reaguar mjaft ashpër pas shpalosjes së një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën paraqitet Shqipëria e Madhe.

Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit, megjithë masat e rrepta që janë marrë për sigurinë e Euro 2016, si dhe të marrin masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në kërkesën e saj, Athina shpreson në dënimin shembullor të autorëve, si dhe kërkon prej autoriteteve shqiptare, të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë gjest, që sipas Athinës, dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Athinës, këto veprime provokatore bëhen prej qarqeve që kundërshtojnë qasjen e re midis Greqisë dhe Shqipërisë pas vizitës pak ditë më parë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias në Tiranë.

ME TE LEXUARAT