"Rruga e Arbrit", 6 miliard lekë investime deri tani

Aktualitet

rruga-arbrit-marreveshjaMinistri i Transportit, Edmond Haxhinasto tha se ndërtimi Rrugës së Arbrit është projekti madhor i qeverisë.

Në interpelancën e kërkuar nga deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në lidhje me ecurinë e punës në Rrugën e Arbrit, ministri shtoi se deri më sot janë investuar 6 miliard lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri bëri të ditur se janë investuar 3 miliard në vitin 2013, 1.6 miliard në vitin 2014 dhe 1.4 miliard në 2015. Rruga e Arbrit, tha Haxhinasto është e gjatë 72 kilometra dhe ka një shpejtësi prej 60 kilometrash në orë. Rruga përshkruhet për diçka më pak se një orë.

Ministri Haxhinasto tha se “rruga po ndërtohet në një lartësi deri në 900 metra mbi nivelin e detit dhe për këtë duhet masa të mëdha për përballimin e efekteve atmosferike”, vijoi ai.

Ministri Haxhinasto duke folur për projektin, u shpreh se qeveria e shkuar la një projekt 50% të papërfunduar. Sipas tij, projektit i mungonin 6 kilometra, të cilat qeveria sot i ka zgjidhur me një marrëveshje të arritur me Maqedoninë.

“6 Km që mungonin ishin pjesa e fundore e kufirit shqiptaro-maqedonas. Ata nuk pranonin që kjo rrugë të bëhej pasi përkonte me zonën e tyre të mbrojtur, por ne insistuam dhe arritëm marrëveshjen”, tha Haxhinasto.

Ministri i Transportit tha se janë 5 oferta nga një kompani kineze dhe një nga kompani shqiptare, pritet dhe një e gjashtë nga kompania kineze. Haxhinasto shtoi se qeveria ka arritur të marrë një përjashtim nga kompania kineze. “Kompanitë kineze veprojnë me garanci sovrane nga shtetet ku investohen. Për këtë rast, të vetëm në dijeninë time është bërë një përjashtim”, theksoi Haxhinasto.

ME TE LEXUARAT