Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuvendi fut në axhendën 3-javore “Reformën në drejtësi”

opozita-rretho-kuvendinNga 13 qershori deri më 1 korrik, reforma në drejtësi do të diskutohet në Kuvend. Ky vendim eshte shpallur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Drafti i reformës në drejtësi është futur në kalendarin e punimeve 3-javore të Kuvendit. Sipas burimeve nga Kuvendi ky vendim është miratuar me mirëkuptim mes krerëve të grupeve parlamentare.

Më herët u publikua kalendari i punimeve dhe reforma nuk ishte pjesë e programit. Kryeministri i vendit, Edi Rama, kishte premtuar se do ta dërgonte reformën e drejtësisë në Kuvend, si dhe do ta miratonin. Rama ka deklaruar se “reforma në drejtësi do të bëhet me apo pa bashkëpunimin e Partisë Demokratike”.

Për sa i përket këtij vendimi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se “drafti ka kaluar ilegalisht në Konferencë Kryetarësh”.

“Ky është një skandal dhe ta do e ndjekim penalisht. Drafti ka kaluar në fshehtësi, pa dijeninë tonë. Paketa nuk ishte në që na u vu neve në dispozicion”, ka deklaruar Paloka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet