Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Durrës, klienti plagos mekanikun, rrëmben makinën dhe tenton arratinë

polici durres Një person mbeti i plagosur sot pasi u qellua me armë zjarri gjatë një sherri të çastit me një 28-vjeçar ne Durres.
Arrestohet në flagrancë autori i plagosjes me armë të ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Policia tha se ka arritur të sekuestrojë armën e krimit me 7 fishekë dhe automjeti që ka përdorur për largimin nga vendi i ngjarjes.

Burimet e policisë thanë se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Gazmend Peposhi, 28 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Bëhet me dije se arrestimi i tij u bë pasi sot rreth orës 09:00, në lagjen Nr.17/1, pas një konflikti çasti ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin R.Gj. 25 vjeç, banues në Arapaj.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Mekanizmi i ngjarjes

Peposhi ka shkuar në servisin e shtetasit R.Gj. ku pas një konflikti çasti, e ka plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vijim, nën kërcënimin e armës i ka marë makinën një klienti i ndodhur në ato momente në servis dhe është larguar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë, duke bërë të mundur mbledhjen e provave, identifikimin e autorit dhe u vunë në ndjekje të tij.

Në sajë të një pune në kohë rekord, kanë bërë të mundur kapjen e autorit në Kamëz së bashku më armën e krimit, i cili kishte planifikuar që të fshihej në Fushë-Arrëz.

Në vijim të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes uniformat blu kanë gjetur makinën tip Audi me targa AA 915 AG, me të cilën ishte larguar autori nga vendngjarja, e braktisur në Shenavlash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• arma e krimit, tip Grizzly;
• një karikator me 7 fishekë dhe
• automjeti tip Audi me targa AA 915 AG.

Policia ben me dije se Peposhi është person me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Pas hetimit paraprak behet me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”, ”Kanosja”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenet 89,.84 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet