Formularët e deklarimit, ja pasuria e Hashim Thaçit

Kosovë&Rajon

thaci2016Deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës nga zyrtarët shtetërorë është publikuar sot. Deklarimin e pasurisë së tij e ka bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 600 mijë euro. Ai posedon një tokë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim, të cilën e ka shitur në vlerë 280 mijë euro, në posedim të përbashkët ka një tokë bujqësore shtatë hektarë në vlerë 180 mijë euro dhe po ashtu një shtëpi të përbashkët në vlerë 80 mijë euro, transmeton “Koha”.

Ai në pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të bashkëshortes në vlerë 9 mijë euro. Ndërsa para të gatshme në llogari bankare ka 1250 euro të tijat dhe 5 010 euro të bashkëshortes. Thaçi ka edhe detyrime financiare, kredi, të cilën e ka marrë për ndërtimin e shtëpisë. Nga 100 mijë eurot e marra për ndërtimin e shtëpisë, atij i kanë mbetur edhe 31 052 euro për t’i kthyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Thaçi ka deklaruar si të ardhura vjetore 34 478 euro, të cilat i merr nga paga si president, kurse bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 18 000 euro për punën në një universitet privat.

View post on imgur.com

ME TE LEXUARAT