Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“1000 Euro ose të publikoj fotot intime në Facebook”, arrestohen dy të rinj në Shkodër

facebook2016Prokuroria e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë Vendore, pas një hetimi arriti të zbulojë autorët e një “gjobvënie”, të cilët i kërkonin shumën 1 mijë euro një shtetaseje, ose në të kundërt do t’i publikonin në rrjetin social “Facebook” disa foto intime të saj.

Pas kallëzimit të shtetases së kërcënuar u bi i mundur arrestimi i dy të rinjve, autorë të kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi, dtl.1991 dhe N. Gurraj, dtl. 1995.

Dy personat e dyshuar kishin arritur të hynin në adresën personale të vajzës në rrjetet sociale dhe prej aty kishin marrë fotot e saj. Pasi kishin arritur të realizonin këtë ndërhyrje, po nëpërmjet rrjetit social, ata kanë kontaktuar me vajzën, cilës i kërkon shumën 1 mijë euro, pasi në të kundërt fotot e saj intime do të publikohesh në faqet e internetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet