Kombetarja e Zvicres ka matur forcat me Belgjikën në një ndeshje miqësore në prag të Euro 2016. Fitues në fund dolën belgët me rezultatin 1-2.
Një supergol i shënuar nga De Bruyne 6 minuta para fundit të takimit i ka dhënë fitoren Belgjikës. Trajneri i Zvicrës,
Petkovic, hodhi në fushën e lojës 5 lojtarë me origjinë shqiptare dhe ishte pikërisht njëri prej tyre autori i goli të parë. Blerim Dzemaili kalon zviceranët në avantazh në minutën e 31.
Megjithatë, Belgjika, një nga favoritët për të fituar Kampionatin Europian, gjeti forca të reagonte dhe arritën të shënojnë dy gola, duke e përmbysur rezultatin.
Lukaku barazoi vetëm 2 minuta pas golit të Dzemailit, ndërsa në fundin e ndeshjes ishte De Bruyne, i cili me anë të një super goli i dha fitoren Belgjikës.
Deri në ndeshjen e parë me Shqipërinë në Euro 2016, Zvicra do të luajë edhe një miqësore me 3 qershor ndaj Moldavisë.
PO BELGJIKA FITOI …..??? POR SVICERA LUAJTI ME MIRE … DHE SHAQIRI I BERI PER UJE TE FTOHTE BELGET … E PASHE NDESHJEN ….KUJDES SHQITARET SE SVICERA KA NJE EKIP TE MIRE …. GOLAT QE HONGRI SVICERA ISHIN ….SIKUR TJA BENIN DHURATE … GOLIN E PARE MBROJTESI SVICERIAN .. NUK E PA KUNDERSHTARIN LUKAKUN QE ISHTE MBRAPA .. SE PO SHIKONTE TENIS ROLAND GARROS ….. NE TELE …. PRANDAJ E HENGREN GOLIN … KESHTU THANE SPIKERI QE TRANMETONTE NDESHJEN NE KANALIN 21 DHE KISJTE TE DREJTE …NDERS GOLI I 2 ISHTE I BUKUR ..POR PETKOVICHI BERI SHUME NDRYSHIME DHE PROVONTE AKOMA TE RIJTE …. PRANDAJ MOS E NEVLETESONI SVICEREN … DHE ZEZAKU JOHAN NE MBROJTJE ME BERI SHUME PERSHYTPJE // SHUME I FORTE …DHE KRAHU I DJATHTE SHAQIRI DHE MBROJTESI … BENIN PASA ME SY TE MBYLLURA ..