"Shefi i policisë së Sarandës u shkarkua, në vend të tij njeriu i Klemend Balilit"!

Politikë

alibeajNë një deklaratë për mediat të dielen, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publikoi ato që i quajti fakte të reja mbi mënyrën sesi i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit, Klement Balili, kishte ngritur industrinë e tij të trafikimit të drogës.

“Në fillim ai kapi Transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor Rajonal për Sarandën. Pastaj futi nën kontroll pikat kufitare, duke caktuar - përmes Tahirit, - si shef të Kufirit për komisariatin e Sarandës, Asim Canajn, të cilin Balili e kishte për 10 vite drejtues në biznesin e tij, në policinë private”, deklaroi Alibeaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin kur aksioni ndërkombëtar i policisë greke, asaj belge dhe DEA-s amerikane përfshiu edhe Balilin, i cili arriti të arratisej “falë bashkëpunimit të suksesshëm të Tahirit” siç thotë Alibeaj, shefi i komisariatit të Sarandës u pezullua për “neglizhencën e vogël” e në krye të policisë atje u komandua Asim Canaj, i punësuari nga Balili.

Alibeaj akuzon se gjatë këtyre ditëve në krye të Policisë së Sarandës, njeriu i Balilit shërbeu për të kopsitur letrat, për të rregulluar punët, apo për të fshirë gjurmët. Këtë gjë, kreu i Rendit dhe Sigurisë në PD e quajti inkriminim dhe kapje të shtetit nga krimi.

“Saimir Tahiri del edhe njëherë i përfshirë drejtpërdrejt në krim, në trafik droge. Çdo ditë e tij në detyrë është një ditë më shumë në pushtet për krimin, drogën, trafikantët”, deklaroi Alibeaj.

ME TE LEXUARAT