Durrës, letra e 16-vjecares së zhdukur: U arratisa me të dashurin që njoha në Facebook

Aktualitet

vajza-zhdukurVajza 16 vjeçare nga Durrësi e cila rezulton e zhdukur prej 10 ditësh ka lënë një letër në shtëpi ku rrëfente arratisjen e saj me të dashurin. Letra eshte gjetur nga familjaret dhe policia.

Vajza dyshohet se ka ikur me të dashurin që sapo kishte njohur në rrjetin social Facebook. Gazije Kazija në mesnatë ka marrë një taksi dhe është larguar në drejtim të zonës së Plepave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë sapo ka marrë vesh zhdukjen babai i vajzës është kthyer nga Greqia dhe në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me thikë e ka rrahur taksistin që ka transportuar vajzën.

Babai Destan Kazija është shpallur në kërkim për plagosje, ndërkohë që shoferi që ka shoqëruar vajzën ka dëshmuar në polici se s'ka lidhje me zhdukjen dhe se po bënte thjesht punën e tij.

Nëna e vajzes, ka deklaruar se vajza nuk ka shfaqur probleme dhe se në momentin që është larguar nuk ka pasur gjë tjetër me vete.

Mungesa e vajzës në familje ka sjell frikë dhe ankth edhe për fëmijët e tjerë, ndërkohë që ajo i ka bërë apel institucioneve që ta ndihmojnë për të gjetur vajzën e saj.

Vajza 16-vjeçare Gazie Kazija, që është nxënësve e vitit të parë në Gjimnazin e Sukthit nuk ka komunikuar fare me familjen.

ME TE LEXUARAT