Krujë, autobusi i Kishës digjet në qendër të qytetit, 12 të plagosur, një viktimë

Aktualitet

autobusi-krujePolicia e shtetit konfirmoi pak caste me pare se ne autobusin e djegur ne qender te Krujes nuk ka pasur nxenes.

Sipas burimeve te policise, ne autobus kane qene perfaqesues te nje Kishe ne Vlore.

Behet me dije se nje shtetase femer ka mbetur e vdekur kurse 12 veta jane plagosur.

Kryetari i Bashkise se Krujes, Artur Bushi beri me dije se 4-5 persona nga te plagosurit jane ne gjendje te rende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare kane thene se personat qe ndodheshin ne autobus ishin nga kisha e Shen Theodhorit ne Vlore. Mes tyre kishte prifterinj dhe besimtare nga Vlora.

Ngjarja:

Ne njoftimet e para u tha me heret se një autobus me nxënës nga Vlora ka shpërthyer ditën e sotme në qendër të qytetit të Krujës.

Policia konfirmon ngjarjen duke thënë se autobusi ka shpërthyer në flakë në ecje kur brenda ndodheshin dhjetëra pasagjerë.

Paraprakisht njoftohet se 12 vete jane plagosur dhe nje grua ka mbetur e vdekur per shkak te zjarrit te madh qe ka shperthyer.

Dhjetë nga pasagjerët që kanë qenë në autobus janë dërguar në spital në Tiranë pas ngjarjes së rëndë.

Dëshmitarët kanë thënë se dyshojnë për një grua të vdekur e cila mendohet se ka mbetur brenda mjetit pasi shpërthyen flakët.

ME TE LEXUARAT