Shkarkimi, Shukri Xhelili ngre padi në gjykatë ndaj Edi Ramës

Aktualitet

shukri-xheliliShukri Xhelili kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra, e kreut të Bashkisë së Dibrës.

Permes avokatit Ferdinand Doja, ish-kreu i Bashkisë tashmë i arrestuar për korrupsion, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padinë duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kryeministrit për shkarkimin e tij.

Sipas padise, vendimi i kryeministrit që mban datën 13 maj 2016, që shkarkoi kryebashkiakun është antikushtetues pasi Shukri Xhelili prezumohet i pafajshëm, përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokati thekson ne padi se Kushtetuta parashikon rastet e shkarkimit nga detyra, ku në njërën nga këto pika thuhet se i zgjedhuri vendor shkarkohet në momentin që ndaj tij ka një vendim të formës së prerë për një vepër penale.

Në rastin e Shukri Xhelilit, tha avokati, nuk ka një vendim të formës së prerë, për këtë fakt kërkohet nga Gjykata Kushtetuese të shpall si antikushtetuese shkarkimin e datës 13 maj.

Shkarkimi i Xhelilit, erdhi vetëm disa orë pas transmetimit të video-skandalit seksual, ku kreu i bashksë së Dibrës kërkonte favore seksuale nga një 21 vjeçare, për një vend pune.

Në këto kushte, vajza ka deklaruar se për shkak të bezdisjes kishte vendosur ta filmonte për ta diskredituar atë.

Prokruoria, pas transmetimit të video-skandalit ka nisur hetimet kryesisht, duke urdhëruar tre ditë më pas arrestimin e Xhelilit për akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Xhelili ra ne pranga me dyshimin, se duke shfrytëzuar pozicionin e punës si kreu i Bashkisë së DIbrës ka kërkuar favore seksuale nga vajza 21 vjeçarja të cilën e kishte punësuar.

ME TE LEXUARAT