Policia e kryeqytetit në ndjekje të një makine me persona të armatosur

Aktualitet

policia-naten-620x330Policia e Tiranës është vënë mbrëmjen e djeshme në ndjekje të një makine me ngjyrë të zezë, në të cilën thuhet se udhëtonin persona të armatosur.

“Panorama” mëson se nga një makinë fuoristradë, që po lëvizte pranë Qytetit Studenti, është qëlluar me armë.

Në këtë makinë udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar nga policia, që ishin të armatosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë qenë vetë banorët e zonës ku ka ndodhur ngjarja që kanë njoftuar uniformat blu.

Sipas personave që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Tiranës, ka pasur të shtëna me armë nga makina e zezë.

Efektivët e policisë kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur një gëzhojë.

Nga hetimet u mësua se ishte qëlluar me armë sportive në ajër. Personat që terrorizuan Qytetin Studenti ende nuk janë identifikuar.

ME TE LEXUARAT