Vrasja e shqiptarit në Milano, deputeti Ndocaj i paguan mbrojtjen

Aktualitet

ndocajjjRreth një muaj pas vrasjes, familja e 22-vjeçarit Gjergj Gjoni, që u vra në Milano të Italisë kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Prindërit e të riut, që jetojnë në varfëri ekstreme pa asnjë të ardhur në fshatin Gojan të Pukes, i kërkuan avokatit italian të paguar nga deputeti Eduart Ndocaj, të vërtetën për krimin që mori jeten e djalit të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Denoncoj edhe atë personin që e ka bërë, do ndërhyrje për atë që i ka bërë djalit tim, për ta quajtur kriminel dhe për ta nxjerrë kriminelin të drejtë, se ka mundësi të dalë dhe i drejtë kur ka vrarë tre persona“, thotë i ati i viktimës Mark Gjoni.

“Kurrë nuk kam rritur kriminelë. Kërkoj prej drejtësisë italiane, prej drejtësisë shqiptare, që drejtësia të vihet në vend, se djali im është i pafajshëm. Të mos vriten shqiptarë si puna e djalit tim në Itali”, shprehet mes lotësh nëna e viktimës, Marie Gjoni.

“Gjithçka që ndodh me shqiptarët, më shumë ka baltë se sa të vërtetë. Duke paguar të gjithë shpenzimet e procesit që ndoshta do jetë edhe i gjatë”, deklaroi Alban Daci, Këshilltar i Deputetit Ndocaj.

Vrasja e 22 vjecarit në tetor të këtij viti, fillimisht u cilësua për vetmbrojtje, por pas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se viktima nuk është vrarë brenda në banesë sic pretendohet nga pensionisti italian që e qëlloi, por në ambientet e jashtme të saj. Dyshohet se mes të riut shqiptar dhe autorit ka pasur njohje të mëparshme, ndërkohë që ndonëse kanë kaluar gati 1-muaj nga vrasja e Gjergj Gjonit, autori vijon të jetë i lirë.

ME TE LEXUARAT