Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Reagimi, Qeveria publikon të dhënat e 4 avionëve që fluturuan dje mbi Seman

avionet2016Qeveria shqiptare reagoi ne lidhje me akuzat e Partise Demokratike ne idhje me kater avionet qe kane fluturuar diten e djeshme ne zonen e Semanit.
Ne faqen e Transparences, jane publikuar te dhenat e avioneve bashke me reagimin ku sqarohet se mjetet ajrore ne fjale jane ngritur nga Korfuzi dhe kane fluturuar drejt Tivarit ne Mal te Zi.

Referimi i deklarates se PS:
Flamur Noka për fluturimin e avionëve në bregdetin shqiptar:

Partia Demokratike, përmes një deklarate të deputetit Flamur Noka, pretendon se ditën e diel në plazhin e Semanit kanë lëvizur e janë ulur avionë të vegjël të cilët transportonin drogë.
Për fluturimin e avionëve në bregdetin shqiptar:

avione-semanReagimi i Qeverise:
Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.

Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivarit (LYTV).

Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.

Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.
Gjate 24 oreve te fundit pas publikimit te imazheve ne media, eshte aluduar se avionet mund te kene qene per trafik droge dhe se policia nuk ka lejuar qytetaret te afrohen ne zonen ku u mendua se ishin ulur mjetet fluturuese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.