"Far West" në Vlorë, anëtari i bandës së Gaxhait u qëllua 10 herë, pati shkëmbim zjarri

Aktualitet

policia-rrugorePolicia e Vlorës ka thene se ne vendin ku u plagosur Armando Sulejmani ka pasur shkembim zjarri mbremjen e te henes.

Shtetasi i plagosur është qëlluar me armë me silenciator disa herë nga dy persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armando Sulejmani mesohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndersa ishte liruar nga burgu para pak kohësh pasi ishte akuzuar e denuar per vrasje.

Ne atentatin e ndodhur mbremjen e te dieles ne Vlorë, ai ka marrë një plumb në krah.

Policia ka thene se ka shoqeruar disa persona si të dyshuar per plagosjen e Armando Sulejmanit, qe njihej me pseudonimin "Çipuri" si anetar i grupit te Gaxhait.

Policia ka thene se rreth orës 21:49 ka mbërritur në spital një person i plagosur qe me pas u identifikuar se ishte Armando Sulejmani.

Në vendin e ngjarjes jane sekusetruar 13 gëzhoja, 10 nga të cilat u qëlluan nga atentatorët ndersa i plagosuri eshte kunderpergjigjur duke shtene tri here./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT