Atentat me silenciator në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së “Gaxhait”

Kliko per me shume info

vrasja-tiranekillerNje atentat me arme ka ndodhur mbremjen e te dieles ne lagjen “Pavaresia” te qytetit te Vlores.

Policia thote se eshte qelluar me arme zjarri me silenciator ndaj nje personi, 39 vjec me inicialet Armando Sulejmani.

Kliko per me shume info

Objektivi i sulmit ka mbetur i plagosur ndersa policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per krimin.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur rreth ores 22.00. I plagosuri mesohet se kishte dale nga burgu prej pak ditesh.

I plagosuri anetar i banes se “Gaxhait”

Policia ka thene se personi i plagosur ne Vlore eshte denuar si anetar i bandes se Gaxhait. Personi i plagosur mbrëmjen e të dielës në Vlorë, Armando Sulejmani kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku kishte qenë i dënuar si anëtar i bandës së Gazmend Brrakës, i njohur edhe si Gaxhai.
Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani janë dënuar për veprën penale të vrasjes së shtetasit Elton Tato dhe vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 26.02.2002, dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë përkatësisht me 25 vjet burgim Sokol Sinomati dhe 20 vjet burgim Armando Sulejmani.
I pandehuri Armando Sulejmani ka rezultuar të ketë qenë i dënuar edhe dy herë të tjera për vepra të ndryshme penale”.
I plagosuri i sotem ne Vlore, eshte gjykuar bashke me anetaret e tjere te bandes se Gaxhait. Në konkluzionet e nxjerra, prokurori ka cilësuar fajtorë të pesë të pandehurit dhe ka kërkuar dënimin e tyre me burgim të përjetshëm për konsumimin e disa veprave penale. Prokurori ka kërkuar dënimin e Gazmir Brakajt (Gaxhai), me burgim përjetë si dhe të Armando Sulejmanit (Çipuri), Sokol Sinomatit (Buzëderri), Edmond Leskajt,(Mond Fshatari), Gazmend Nebiut, të katër anëtarë të bandës së Gaxhait. Pesë të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit Bashkim Dule, “Krijimit të bandës së armatosur”, “Kryerjes së krimeve nga bandat e armatosura”, siç janë vrasjet me paramendim të shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zihni Haruni, Robert Myftari, vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të punonjësit të policisë Viron Rrapaj, vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasve Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Ngjarja per te cilen u denua Armando Sulejmani:
Në datën 26.06.2002, rreth orës 15.00, të pandehurit pasi kanë pikasur se shtetasit Elton Tato e Robert Boraku ishin duke parë një ndeshje futbolli në disko “Delfini”, kanë parkuar në afërsi të lokal “Zyrihut”, në drejtimin veriperëndimor të tij makinën tip “Tojota”, pronë e të pandehurit Armando, duke pritur mbarimin e ndeshjes dhe me këtë rast daljen e Elton Tatos e Robert Borakut.
I pandehuri Sokol ka qëndruar brenda në makinë, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa i pandehuri Armando ka qëndruar në sheshin përpara lokal “Zyrihut”. Në përfundim të ndeshjes, shtetasit Elton e Robert kanë dalë nga disko dhe pasi kanë hipur në makinën e tyre, kanë lëvizur para lokal “Zyrihut” me drejtim për nga qendra e qytetit dhe kanë ndaluar përbri trotuarit ku qëndronte në këmbë i pandehuri Armando. Pasi kanë ndaluar automjetin i pandehuri Armando ka nisur të bisedojë me shtetasin Robert, i cili ka hapur derën e makinës, citon lajmifundit.al. I pandehuri Armando ju ka kërkuar që të shkonin së bashku deri te makina e tij, e ndodhur e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda. Të dy shtetasit i kanë kërkuar të pandehurit që të vinte te makina e tyre, por meqenëse ai nuk ka pranuar, atëherë i pari ka dalë nga makina shtetasi Elton i cili ishte në rolin e shoferit, duke shkuar në drejtim të të pandehurit Armando duke i vendosur pistoletën në kokë. Më pas ka dalë nga makina dhe Roberti dhe janë nisur në drejtim të vendit të propozuar nga i pandehuri Armando. Gjate ecjes shtetasit Elton e Robert e kanë vendosur në mes të pandehurin, ndërsa shtetasi Elton ia mbante pistoletën të drejtuar në kokë.
Pasi kanë përshkruar një distancë rruge përpara bar “Zyriut”, në momentin që po i afroheshin automjetit tip fuoristrade, që ishte e parkuar qysh më parë, i pandehuri Armando i ka bërë thirrje të pandehurit Sokol që gjendej brenda në pritje të viktimave “o Sokol qëlloi vriti”. Me këtë thirrje, i pandehuri Sokol ka dalë menjëherë nga makina dhe me armën tip automatik ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të shtetasit Elton e Robert, ku si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Elton, ndërsa Roberti është larguar me vrap në drejtim të pallateve në anën tjetër të rrugës duke iu shpëtuar plumbave, ben me dije lajmifundit.al. Pas kësaj i pandehuri Sokol i ndjekur pas edhe nga i pandehuri Armando është larguar me armë në dorë në drejtim të rrugës ku ndodhet selia e Partisë Demokratike. Pasi kanë përshkruar një distancë të shkurtër i pandehuri ka hedhur në një kanal armën me të cilën realizuan krimin.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here