Del në shitje vera më e shtrenjtë në botë

Soft

vera-shtrenjt“Romanée Conti”, është një verë e cila do të dalë në shitje në një ankand në Gjenevë këtë të dielë. Janë 1400 shishe vere që vlerësohet se kapin shifrën 2.7 milion dollarë. Pjesa më e vlefshme pritet të jenë 12 shishe të vitit 1988, të cilësisë më të mirë Romanée-Conti, që janë  vlerësuar rreth 140,000 dollarë.

Për mbledhjen dhe koleksionimin e këtyre shisheve janë dashur plot 15 vite.  Një ankand i tillë do të shtojë kuriozitetin përreth Romanée-Conti dhe verërave të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse Romanée-Conti ka një çmim të tillë?

Romanée-Conti vjen si verë e prodhuar nga një vresht i vogël, në afërsi të fshatit Vosne-Romanée, në veri të Beaune dhe në jug të Dijon, në Francë. Aty prodhohen vetëm 6000 shishe në vit. Është kjo cilësia e lartë i cila ka krijuar një verë mistikë siç është vera Romanée-Conti.

ME TE LEXUARAT