Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Të shtëna me armë tek Shtëpia e Bardhë, një i plagosur

TE-SHTENA-SHTEPIA-BARDHEDisa të shtëna me armë janë dëgjuar jashtë shtëpisë së bardhë pak minuta më parë. Siç raporton “CBSNews” mësohet se, ka edhe një person të plagosur, siç edhe kanë bërë të ditur burime zyrtare.

Shtëpia e Bardhë është mbyllur e gjitha. Policia dhe forcat e shërbimit sekret kanë rrethuar zonën.

shtepia e bardhe hartaNgjarja ka ndodhur në rrugën e 17, mes bulevardit “Pensilvania” dhe rrugës “Kushtetuta”.

Mësohet se presidenti Barack Obama nuk ndodhej në atë kohë në zyrën e tij, por ishte duke luajtur gol në bazën ajrore në Merilend.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën pas orës 3:00 pasdite, me orën lokale.

Nga raportimet mësohet se, vizitorët kanë shkruajtur në Twitter se kanë parë “shumë persona me armë” pasi u dëgjuan të shtënat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet