Falsifikimet, Prokuroria sekuestron 20 mijë metra2 tokë në Palermo-Himarë

Aktualitet

prokuroria-vloreProkuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e një sipërfaqe toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vasil Rrapo.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të disa shtetasve, të cilët kanë dokumentacionin e trashëgimisë së ligjshme mbi pronën, e cila aktualisht është e regjistruar në Zyrën Vendore t Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), Vlorë, në emër të shtetasit Vasil Rrapo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të hetimit, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se shtetasi V.RR. ka përfituar tokë në bazë të ligjit nr.7501/1991 “Për tokën” një sipërfaqe prej 9582 m2.

Por, në Hipotekën e Vlorës, sipërfaqja e tij rezulton 29.582 m2. Prokuroria ka bërë veprimet e nevojshme hetimore, nga ku ka rezultuar se është fallsifikuar dokumenti për marrjen e tokës, në të cilin është shtuar numri “2” përpara shifrës së sipërfaqen reale, duke e shndërruar pronësinë e shtetasit Vasil Rrapo nga 9582 m2 në 29.582 m2.

Në vijim, Prokuroria e Vlorës ka konstatuar se pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe, e cila është regjistruar në ZVRPP në emër të shtetasit V.RR, është tjetërsuar, duke u shitur te persona të tretë ose duke u dhuruar.

Prokuroria e Vlorës, Njësia Task-Force, ka konstatuar gjithashtu se pjesa e pasurisë së tjetërsuar i përket asaj sipërfaqe toke, e cila dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Aktualisht, shtetasi Vasil Rrapo ka në pronësi pjesën e tokës, e cila i është njohur që në vitin 1991, në zbatim të ligjit nr.7501, “Për tokën”.

Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar në Gjykatë vendosjen e sekuestros preventive për 20.000 m2, e cila është pjesa e sipërfaqes, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Rrapo dhe që më pas u është shitur personave të tjerë.

ME TE LEXUARAT