Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

KQZ bën publik emrat, ja krerët e bashkive e zyrtarët e dënuar

formulariKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publikë emrat e funksionarëve publik që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, pjesë e procesit të dekriminalizimit.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar vetëdeklarimet e deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkive në vend.

Sipas burimeve zyrtare të KQZ, formularin e vetëdeklarimit nuk e kanë dorëzuar 49 anëtarë të Këshillave Bashkiak.

Nga të dhënat rezulton se Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është hetuar dhe arrestuar nga organet ligj-zbatuese italiane.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i dënuar nga Prokuroria e Firences.

Njëjtë rezulton edhe kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi në Gjermani.

Në listë është edhe Adriatik Zotkaj, kryetar i bashkisë së Poliçanit i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Mësohet se deri tani janë 1852 formularë të dorëzar ndërsa 16 zyrtarë janë tërhequr duke mos dorëzuar formular fare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet