Gjobë anëtarit të gjykatës së Lartë, dënohet 2 vjet burg avokati Arjan Kalaja

Aktualitet

arjan-kalajaGjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dhe dënoi me dy vjet heqje lirie avokatin Arjan Kalaja, i cili u shpall fajtor për gjobëvënie të paligjshme ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Gjyqi ndaj avokatit Kalaja, kishte nisur disa muaj më parë. Historia e pazakontë ku u gjendën të përfshirë dy juristët nisi kur avokati Kalaja, me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar gjyqtari Thanza të paguaje në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kalaja e kishte kërcënuar gjyqtarin se do t’i drejtohej mediave për të denoncur disa afera korruptive. Ky mesazh kërcënues është nisur ne telefonin e gjyqtarit Admir Thanza në verën e 2013 vetëm pak muaj pasi ai ishte emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Thanza pas këtij mesazhi nuk ke hezituar që të bëjë kallëzimin ndaj Arjan Kalasë, i cili u gjet fajtor sot për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

ME TE LEXUARAT