Video-skandali seksual, arrestohet Shukri Xhelili, prokuroria ngre tri akuza

Aktualitet

xhelili-shukriArrestohet ish kryetari i bashkise se Peshkopise Shukri Xhelili. Burimet zyrtare nga prokuroria kane thene se me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg" per shtetasin Shukri Xhelili, kryetar i Bashkise Diber deri para pak ditesh, i dyshuar per vepren penale te "Korrupsionit pasiv..." ne formen e kerkimit te favoreve seksuale prej shtetases A.A, ne kembim te emerimit ne nje vend pune ne strukturat e varesise se Bashkise Diber.

Vendimi i gjykates eshte ekzekutuar nga ana e forcave te Policise se Shtetit, beri me dije prokuroria.

Shukri xhelili i zgjedhur si perfaqesues i PS, u arrestua pas skandalit seksual qe shpertheu javen e kaluar kur u publikua videoja e tij ne tentative per mardhenie seksuale me nje 20-vjecare te cilen e kishte punesuar ne bashkine e Peshkopise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka te dhena se videoregjistrimin vajza e realizoi ne shenje hakmarrje per shkarkimin nga puna te nenes se saj nga Shukri Xheliki disa muaj me pare.

Puvlikimi i videos javen qe shkoi solli menejehere edhe vendimin e Qeverise e cila e shkarkoi nga detyra Shukri Xhelilin.

ME TE LEXUARAT