Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

BMW po planifikon të lansojë këtë super-veturë

bmw-100vjetBMW po dëshiron që të lansojë një automjet plotësisht vetë-vozitës në rrugët e Gjermanisë brenda pesë viteve, ka paralajmëruar CEO i kompanisë Harald Krueger.
Krueger tregoi për ambiciet e BMW që të lansojë automjetin e parë autonom gjatë një takimi në Mynih.

BMW aktualisht është duke u fokusuar në modelet “i” të veturave elektrike dhe Krueger thotë se lëvizja drejt një veture autonome është strategjia e radhës e BMW, transmeton Express.
“Më 2018, ne do të lansojmë një BMW i8 Roadster. Kjo veturë do të përcillet nga një BMW i Next më 2021, një shpikje e re me vozitje autonome, lidhje digjitale, inteligjencë artificiale dhe totalisht një interier të ri”, tha ai gjatë takimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet