Zbulohet ngjarja, Shukri Xhelilit i dogjën makinën kur takohej me vajzën që e filmoi

Aktualitet

digjet-makinaNë kohën kur takohej me shtetasen A.A e cila filmoi fshehurazi skandalin seksual, kryetarit të bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili i ka ndodhur dicka e pazakontë.

Makina e tij është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në mars të këtij viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më saktësisht, ngjarja ka ndodhur në 3 mars 2016 ndërsa automjeti tip ‘Benz’ ka qenë i parkuar pranë banesës së kryebashkiakut, në zonën pranë spitalit të Peshkopisë.

Policia mbërriti në vendngjarje e po hetohet për shkaqet e rrethanat e ngjarjes, citon lajmifundit.al. Paraprakisht asokohe u deklarua se dyshohej për zjarrëvënie të qëllimshme.

Pas ngjarjes, vetë kryebashkiaku ka bërë me dije se automjeti përdorej nga djali i tij.

Pas hetimeve të ditëve të fundit është mësuar ndërkohë se kjo ngjarje ka ndodhur në kohën kur ai takohej me vajzën 20-vjecare të cilës i kërkoi të takoheshin në darkë dhe me të cilën shkoi në hotel pasi firmosi punësimin e saj në varësi të bashkisë së Peshkopisë.

Pas ngjarjes se ndodhur prane spitalit te Peshkopise, policia ka ngritur dyshimet se zjarri ne makine mund te jete vendosur per shkaqe morali./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT