Flet vajza e skandalit seksual: Kryebashkiaku më kërkoi takime pas orarit të punës

Aktualitet

xhelili-shukriVajza e punesuar ne bashkine e Peshkopise e cila filmoi kryetarin e kesaj bashkie Shukri Xhelili ne nje skandal seksual abuzimi me pushtetin, ka thene se gjihcka e ka bere me iniciativen e saj.

Paraditen e së premte, është shoqëruar për disa orë edhe vajza 20 vjeçare, e cila e ka filmuar kryetarin e shkarkuar të Bashkisë Shukri Xhelili. Ajo ka thënë se ishte ai që e kishte punësuar, duke o kërkuar favore seksuale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Para prokurorëve, mësohet se 20 vjeçarja ëshët shprehur se pas punësimit, kreu o bashkisë ka kërkuar dis aherë takime, deri te ky o fundit ku edhe kanë përfunduar në një hotel.

Ajo i ka thënë hetuesve, se me vetiniciativë ka vendosur të filmoj të gjithë veprimet e kreut të bashkisë, pasi që nga moment i punësimit ai kërkonte takim dhe favore seksuale.

Pas shpjegimeve të dhëna në prokurori, mësohet se vajza është marr në mbrojtje nga policia dhe është lënë e lirë.

Dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t'i dërgohet për kopetencë prokurorisë për krime të rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Deklarata e policise:

Policia Vendore e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit :

Shukri Xhelili, 56 vjeç, lindur dhe banues ne Peshkopi, Diber, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, 

për veprat penale:

"Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën", mbetur në tentativë,  "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike",  parashikuar nga nenet 105 , 22,  248 e 259 të Kodit penal.

Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në televizionin “Ora news”.

Të gjitha  veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër.

ME TE LEXUARAT