Zbulohet autori, biznesmeni u vra me dy plumba e u gropos në Dajt për borxhet

Aktualitet

kufoma-dajtZbardhet vrasja e ndertuesit qe u gjet disa muaj me pare i qelluar me dy plumba dhe i 00groposur ne malin e Dajtit Tiranë. Policia njoftoi diten e sotme se eshte arritur te zbradhet vrasje e ndodhur në vendin e quajtur Zabel, Komuna Dajt.

Burimet zyrtare thane se Policia në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune intensive disa mujore dokumentoi me prova ligjore dhe identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit Vasil Biba.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve zyrtare mesohet se ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Shtetasi Vasil Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.

"Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997", theksoi policia.

Sipas burimeve zyrtare mesohet se autori i dyshuar është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Behet me dije se i dyshuari Mneri u shpall në kërkim nga Policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për këtë shtetas ka vendosur në mungesë masën e sigurimit personal "Arrest në burg".

"Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimes.

Policia e Tiranës është angazhuar me të gjitha forcat e saj për kapjen e këtij shtetasi dhe vënien sa më shpejt përpara përgjegjësisë ligjore".

ME TE LEXUARAT