Valë shkarkimesh në Top Channel, "tkurret" sërish stafi i këtij televizioni

Aktualitet

top-channelTelevizioni kombëtar, Top Channel, i njohur për dimensionin dhe ambiciet e tij të mëdha për qenë zëri i shqiptarëve në rajon dhe në botë, së fundmi po e tkurr gjithnjë e më shumë praninë e tij përtej Shqipërisë. Pas largimit të gazetares së njohur të akredituar në Bruksel, Arta Tozaj, Topi ka reduktuar ndjeshëm stafet e Prishtinës dhe të Shkupit.

Aktualisht, në Kosovë, vetëm një gazetar punon për Top Channel dhe zyra e madhe e këtij televizioni në qendër të Prishtinës, ku pak kohë më parë punonin disa ekipe gazetarësh, pritet të mbyllet në fund të muajit maj. Top Channel ka qenë një nga televizionet më të ndjekura në Kosovë dhe prezenca e fortë e Topit atje, shpjegohej pikërisht me ambicien e këtij televizioni për të qenë një kanal mbarëkombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kështu, Top Channel, pas largimit të publicisitit të njohur dhe drejtorit të zyrës së Shkupit, ka mbyllur edhe këtë zyrë në Maqedoni. I njohur gjithashtu për praninë dhe peshën e rëndësishme në Maqedoni, Topi tashmë do të ketë vetëm një gazetar dhe operator që do të mbulojë ngjarjet në këtë vend. Fuqia e televizionit shqiptar, deri dje me një ndikim të fortë, do të reduktohet kështu ndjeshëm edhe në Shkup, pikërisht kur aty është drejtuar vëmendja e gjithë BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për shkak të rrezikut të shtuar aty në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Nga Top Channel u larguan pak kohë më parë edhe një grup gazetarësh të njohur, si moderatorja Monika Stafa, gazetari Muhamed Veliu.

ME TE LEXUARAT