Kush është Bledar Mneri, i forti i Tiranës që vrau policin e biznesmenin në Dajt

Aktualitet

Shtetasi Bledar Mneri i shpallur tashmë në kërkim për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba, rezulton të jetë një nga persona më të rrezikshëm në Tiranë.

Burimet zyrtare dejklaruan se ngjarja e rëndë kriminale ku është implikuar Mneri, ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Shtetasi Vasil Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.

bledar-mneri

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997”, theksoi policia.

Për herë të parë Mneri ra në pranga në 22 prill 1998. Atë ditë Komisariati nr. 3 ne Tirane arrestoi shtetasit Bledar Muharrem Mneri, 18 vjec, denuar nje here per plagosje te dy oficerave te policise. Policia arrestoi edhe vellane e tij Erion Mneri, 19 vjec, i denuar me pare per vjedhje makinash.

Por më vonë, në maj të 2014 ai ka dalë nga burgu, pasi përfitoi nga amnistia. Bledar Mneri ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje.

Mneri vrau në 1997 një efektiv policie në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Ai u arrestua dhe vuajti pjesën më të madhe të dënimit, ndërsa u lirua pasi përfitoi nga amnistia.

Pak pas lirimit, ai u shpall sërish në kërkim pasi kanosi dhe goditi me grushta dhe mjete të forta një 29-vjeçar.

Së bashku me të ishte edhe Emiljano Tasho, një emër i njohur i krimit në Tiranë.

Ai është dënuar për vrasjen e Enton Nikajt, ndërsa ka kryer edhe një plagosje.

ME TE LEXUARAT