Aksidenti i rëndë, makina bie në Koman, vdes babai, plagoset djali

Aktualitet

makina-komanNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Koman-Vau i Dejës.

Policia ka bërë me dije se më datë 24.04.2015, ora 21.25 në rrugën Koman -Vau Dejs, tek miniera e Komanit, mjeti veture tip Volsvagen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e komanait.

Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen shtetasi Z. A., vjeç 68, banues në lagjen Kiras, Shkodër, si dhe ka marrë dëmtime djali i tij A. A. drejtues i mjetit,  i cili po transportohet nga Ambulanca në drejtim të spitalit Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thanë se në vendngjarjë janë shërbimet e policisë rrugore dhe patrulla e përgjithshme , po punohet për nxjerrjen e viktimes dhe mjetit nga uji.

ME TE LEXUARAT