AKU zbarkon në Rogozhinë, tregtimi i mishit jashtë cdo standardi

Aktualitet

mishi-rogozhineAutoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka zhvilluar kontrolle në tregun e hapur të Rrogozhinës, për të cilin një muaj më parë Bashkia u gjobit me 300 mijë lekë për mos plotësim të kushteve të tregtimit.

Gjatë kontrollit, AKU ka konstatuar se tregu nuk plotëson asnjë standart, ku më problematikja mbetet tregtimi i mishit. "Kafshët theren jashtë çdo standarti, pa thertore dhe pikë mirëmbajtjeje", thotë AKU.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë AKU ka sekuestruar 77 kg mish, 5 kg sallam, 13 kg kofsha pule si dhe dy qingja, një dele të sapo therur dhe një sasi vezësh.

ME TE LEXUARAT