Gjobëvëniet, gjykata e Apelit lë në burg pa afat Emiljano Shullazin

Aktualitet

emiljano-shullaziGjykata e Apelit per krimet e renda ka lene ne masen arrest me burg Emiljano Shullazin.

Vendimi eshte shpallur rreth ores 14.00 te se enjtes.

Tre gjyqtarët, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri dhe Nertina Kosova vendosen të mos pranojnë kërkesën e avokatëve, për lirimin nga burgu të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe Blerim SHullazit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe gjyqtarët e Apelit për krime të rënda, zhvilluan seancën me dyer të mbyllura, me arsyetimin e sekretit hetimore.

Ne vendimin e saj, Gjykata eshte shprehur se nuk pranon kerkesen e avokatit per lirimin e Emiljanno Shullazit, i cili akuzohet per pjesemarrje ne bande kriminale, gjobevenie, armembajtje pa leje dhe kanosje per shkak te detyres ndaj rektoreve Dhori Kule e Mynyr Koni.

Shullazi bashke me shtetasit Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi akuzohen se kane vendosur edhe eksploziv ndaj biznesmeneve te cileve u kane vendosur gjoba apo kane dashur tu rrembejne pronat ne Tirane.

Pas seances se zhvilluar per caktimin e mases se sigurise ndaj Emiljano Shullazit, para gjykates doli Blerim Shullazi.

Prokuroria kerkoi arrest me burg per te ndersa avokati kerkoi lirimin nga qelia. Ne perfundim te diskutimit gjyqesor, gjykata vendosi ta linte ne burg edhe Blerim Shullazin me akuzen se ka qene pjese e bandes se Shullazit dhe se ka marre pjese ne krimet e kryera ne bashkepunim.

Me pas ne burg pa afat eshte lene edhe Gilmando Dani, i arrestuari i trete ne kete ceshtje.

ME TE LEXUARAT