Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja tek blloku, arrestohet polici që ishte në tavolinë me viktimën

alban-trimiArrestohet Alban Trimi, oficeri i policisë që ndodhej në tavolinë me Eldon Çicon në momentin e vrasjes mbrëmjen e të dielës në Tiranë.
Arrestimi i oficerit të policisë është bërë me akuzën e pengimit në zbulimin e të vërtetës.
Sipas prokurorisë dhe SHKB-së dyshohet se oficeri i policisë bashkë me mjekun që kanë qenë në tavolinë me viktimën, kanë penguar hetimet.

Burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë dhe nga provat e marra në vendngjarje, ka rezultuar se trupi i Elton Cicos është lëvizur nga vendi pas vrasjes ndërsa aty nuk janë gjetur sendet personale.
Diten e sotme gjykata caktoi masen arrest me burg per dentistin Redjan Rraja, i akuzuar për fshehjen e pistoletës së viktimës Elton Çiça, i cili u ekzekutua me dy plumba në një lokal në zonën e ish-bllokut.
Me kërkesë të prokruorisë, gjyqtari Asim Vokshi e vleftësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë të dentistit Rraja dhe caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Para gjyqtarit, Rraja mohoi akuzën duke shpjeguar se ishte shok me viktimën dhe për shkak të profesionit i ka dhënë ndihmën mjekësore duke lëvizur edhe nga lokali.

Ne lidhje me pistoletën e pretenduar, ai ka mohuar se ka marr ndonjë pistoletë nga çanta e viktimës, duke kërkuar lirimin nga burgu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet