Grabitja me armë e maska në Durrës, 20 persona shoqërohen në Polici

Aktualitet

polici durres20 persona janë shoqëruar e po merren në pyetje në komisariatin e policisë së Durrësit, për grabitjen e parave në një pikë të shkëmbimit valutor në Shkozet.

Të shoqëruarit janë persona me precedentë penalë, kryesisht në fushën e vjedhjeve, të skeduar nga policia, apo ata që kanë dalë nga burgu pas amnistisë së fundit, pohuan burimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 të mëngjesit, dy persona të maskuar e të armatosur më një pistoletë, kanë grabitur një shumë parash, përafvrsisht 8 milionë lekë në pikën e shkëmbimit valutor.

Autorët ende të paidentifikuar, kanë hyrë nga dera e pasme e pikës valutore dhe i kanë vënë në kokë pistoletën punonjësit, i cili ka mbetur tërësisht i hutuar dhe nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj grabitësve. Një prej tyre ka marrë paratë që gjendeshin në arkë, ndërsa autori i dytë ka kërcënuar me pistoletë punonjësin.

Sipas burimeve, kanë qenë të shumtë dëshmitarët okularë që kanë parë dy personat e maskuar, të cilët janë larguar në këmbë kur kanë dalë nga shkëmbimi valutor. Burimet policore bënë me dije se janë sekuestruar pamjet e sigurisë në vendngjarje dhe janë marrë shenjat e gishtërinjve që mund të kenë lënë autorët.

ME TE LEXUARAT