Presidenti Nishani, takim lamtumire me diplomatin suedez Patrik Svensson

Politikë

nishanii-655x356Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire të Ngarkuarin me Punë të Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Kreu i Shtetit nënvizoi mbështetjen e Suedisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Suedia, u shpreh Presidenti i Republikës, është simbol i demokracisë dhe zhvillimit ekonomik dhe vendi ynë e sheh me përparësi vijimin e forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe turizmin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I Ngarkuari me Punë i Suedisë Patrik Svensson i shprehu Kreut të Shtetit vlerësimin për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve duke theksuar se Suedia do të vazhdojë mbështetjen e saj si ndaj procesit të integrimit evropian, por dhe në funksion të përmirësimit të klimës ekonomike dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Më tej, Presidenti i Republikës Bujar Nishani duke vlerësuar aktivitetin e Svensson për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe, i uroi suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij diplomatike.

ME TE LEXUARAT