Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tronditet Tirana, Elton Cico vritet me breshëri plumbash në një lokal

lokali-vrasjaNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbremjen e te dieles në një lokal në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Viktime ka mbetur Elton Çico, 36 vjec.

Krimi ka ndodhur saktesisht ne rrugicen e shkolles “Edith Durham” apo ish “11 janari” (ne foto) ndersa policia ende nuk ka dhene nje version ne lidhje me atentatin.

Krimi ka ndodhur rreth oires 22.30 ndersa mësohet se i plagosuri ka qene Elton Cico, i cili pasi u qellua me disa plmba brenda lokalit, humbi jeten rruges per ne spital.

Pas vrasjes, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kane nisur hetimet e menjehershme per te zbuluar shkakun e perplasjes me arme.

Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të policisë qe kane rethuar krejt zonen.

Pasi kishte mbetur i shtrirë përtoke dhe i mbuluar me gjak, i plagosuri në gjendje të rëndë është nisur për tu dërguar në spital mirëpo rrugës ka gjetur vdekjen.

Burime të policisë që mbërritën të parat në vendngjarje, kanë thënë se viktima nuk mundi të mbijetojë pasi ndaj tij ishte qëlluar disa herë me breshëri arme në lokal./LAJMIFUNDIT.AL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet