Zbardhet motivi i vrasjes në Tiranë, viktima, djali i të grabiturve në Tepelenë

Aktualitet

ushtarakuElton Cico, apo Elton Ciça, i vrare mbremjen e 1 majit ne Tirane dyshohet se eshte djali i ciftit te te moshuarve te grabitur dhunshem mese nje vit me pare ne Tepelene.

Pikerisht grabitja e te moshuarve mendohet se eshte bere shkak i nje zinxhiri ngjarjes deri ne vrasjen e ndodhur mbremjen e 1 majit ne Tirane ku 36-vjecari humbi jeten i qellua me dy plumba ne koke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja dyshohet se ka lidhje edhe me një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Kombinat, ku ushtarakut Elton Imeri i vunë bombë në makinë.

Hetimet për shpërthimin në makinën e oficerit të policisë ushtarake Elton Imeri në Kombinat u përqendruan në pistën e hakmarrjes.

Kjo pasi nga verifikimet e Prokurorisë e Policisë, ka rezultuar se në muajin Korrik të vitit të kaluar, vëllait të oficerit, shtetasit Ervis Imeri, i kanë vendosur tritol poshtë makinës ‘Fiat’ në të njëjtën mënyrë në Tiranë.

Dyshohet se pasi kanë dështuar me atentatin ndaj Ervis Imerit, i cili e zbuloi bombën nën makinën e tij, autorët e ngjarjeve kanë dashur të hakmerren ndaj ushtarakut Elton Imeri, duke u vendosur bombën nën makinën ‘Golf 4’.

Sipas prokurorisë, poshtë makinës së Elton Imerit në qendër të Kombinatit, ishin vendosur 400 gramë tritol.

Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 Mars, natën, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, me armë dhe me dhunë grabitën shtëpinë e të moshuarve Antoneta e Naim Çiça.

Policia dhe grupi hetimor që hetoi ngjarjen e shpërthimit të eksplozivit poshtë makinës së 34 vjeçarit Elton Imeri, kanë qene të bindur plotësisht se ngjarja ka ardhur si hakmarrje për një ngjarje kriminale për të cilën akuzohet mes disa të tjerëve edhe vëllai i tij, shtetasi Ervis Imeri.

Vetë i plagosuri Imeri, i cili nga shpërthimi i 400 gramëve tritol poshtë makinës së tij në lagjen Kombinat në Tiranë ka humbur të dyja këmbët, ka pohuar nga shtrati i spitalit se edhe ai nuk ka asnjë dyshim tjetër përveç kësaj lidhje me ngjarjen në Tepelenë ku është implikuar i vëllai disa muaj më parë.

Bëhet fjalë për grabitjen me dhunë të një çifti të moshuarish në qytetin e Tepelenës, ku sipas policisë autorë të saj ishin tre shtetas me maska.

I arrestuar tashmë për këtë ngjarje është vëllai i viktimës së eksplozivit, shtetasi Ervis Imeri. Atij iu vu një tjetër sasi eksplozivi prej më shumë se 600 gram tritol ne korrik 2015.

Për fat ai arriti ta dallojë vetë në kohë tritolin e të njoftojë më pas policinë që bëri të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, që nëse do të shpërthente, dëmet mund të ishin tepër të mëdha për shkak të sasisë tepër të madhe të vënë në pjesën e poshtme të makinës së tij.

Gjithësesi, oficeri i policisë ushtarake të Durrësit, 34 – vjeçari i gjymtuar Elton Imeri, e shfajëson të vëllanë duke thënë se ai gjithësesi ka bërë vetëm transportin e tre grabitësve të çiftit të moshuar pa e ditur se ç’kishin bërë më parë ata. Variant që gjthësesi duket se nuk ka bindur kundërshtarët e tyre të cilët kanë insistuar në vënien e eksplozivit ndaj dy vëllezërve Imeri, duke bërë që pas dështimit ndaj vëllait të vogël Eltonit në korrik, t’ia arrijnë me sukses duke e realizuar shpërthimin në distancë dy ditë më parë ndaj vëllait të madh Ervisit, ky i fundit pa lidhje në fakt me ngjarjen e Tepelenës.

Policia dhe grupi hetimor po mundohen të zbardhin sa më shumë detaje mbi të gjitha ngjarjet që pasuan grabitjen me dhunë të çiftit të moshuar në Tepelenë në fillim të këtij viti dhe personave të lidhur me to.

Fakti që dyshimet janë fokusuar vetëm tek lidhja me ngjarjen e grabitjes së të moshuarve në Tepelenë, e pohuar edhe nga vetë 34 vjeçari Imeri nga Spitali i Traumës  është një moment pozitiv për zbulimin sa më të shpejtë të autorëve dhe motiveve të shpërthimit me eksploziv që plagosi 34 vjeçarin, drejtues i policisë ushtarake të Durrësit.

Ervis Imeri është një nga të dyshuarit e grabitjes me armë të çiftit të moshuar në Tepelenë, ngjarje e ndodhur mesnatën e 31 marsit 2015 në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, ku 4 persona të maskuar e të armatosur, nën kërcënimin e armës dhe dhunës grabitën banesën e të moshuarit Naim Çiça.

Katër grabitësit, pasi kanë rrahur çiftin Çiça, u kanë grabitur atyre shumën prej 5 mijë eurove dhe disa sendeve me vlerë dhe më pas janë larguar me një makinë, të cilën policia thotë se e kishin vjedhur për ta braktisur më pas dhe vijuar arratisjen e tyre me makinë tjetër./LAJMIFUNDIT.AL

ME TE LEXUARAT