Aksidenti në Velipojë, policia: Ja cfarë i mori jetën 24-vjecarit

Kliko per me shume info

velipojeePolicia e Shkodres sqaroi aksidentin e ndodhur sot ne Velipoje ku një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin është aksidentuar, duke rrëzuar në ujërat e hidrovorit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në Velipojë.

Sipas policisë, mjeti me të cilën po udhëtonte 24-vjeçari ka dalë nga rruga, duke përfunduar në ujë. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara.

Kliko per me shume info

“Rreth orës 04.01, në vendin e quajtur “Vilu” Velipojë tek Hidrovori, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujrat e Hidrovorit mjeti benz veturë me targa AA 325 DH, që drejtohej nga shtetasi Elsid Leva, 24 vjeç, banues në Shkodër. Menjëherë porsa është marrë njoftim në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, Autoambulanca dhe Zjarrfikësja. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë ndërhyre menjëherë duke e nxjerrë nga uji drejtuesin e mjetit, shtetasin Elsid Leva, i cili gjatë rrugës për në spital mr autoambulance ka gjetur vdekjen. Punonjësit e Policisë dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë automjetin nga uji. Nga aksidenti nuk ka persona të tjerë të demtuar”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here