Super makina e Audi, RS7 bën shoferin të qajë nga kënaqësia

Teknologji

Audi ka publikuar një video të re reklamuese për RS7 të ri, në versionin Performance që sjell edhe më shumë fuqi.

Sipas videos promovuese, burrat nuk mund të mbajnë emocionet kur të vozisin një veturë të tillë. Audi RS7 i ri është aq i shpejtë “sa e bën shoferin të qajë nga kënaqësia pasi të shtypë pedalen e gazit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me 605 kuajfuqi Audi RS7 Performance i duhen vetëm 3.6 sekonda për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale e tij është 305 km/orë.

Vetura vjen me sistem që tërheqë me të gjitha rrotat dhe ka dalë në shitje në dhjetor me çmim prej 129 mijë dollarëve.

ME TE LEXUARAT