Skandal në Urgjencën e QSUT, personi po lufton me jetën, mjekët nuk e prishin terezinë!

Aktualitet

qsuttttDuket se skandalet e shëndetësisë të ministrit Ilir Beqaj s’kanë të sosur. Çdo ditë, madje dhe dy a tre herë në ditë, raportohen lajme të trishta e të pafalshme nga shërbimi shëndetësor.

Vetëm pak orë më parë, një video qarkulloi në rrjet, ku një person ishte plagosur shumë pranë spitalit, por ambulancës iu desh shumë kohë të shkonte, aq sa acaroi dhe qytetarët, të cilët sulmuan policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, tani sapo është raportuar një tjetër rast edhe më i rëndë. Një person i dehur në gjendje të fikti ndodhet në ambientet e Urgjencës së Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, por asnjë nga mjekët nuk merr përgjegjësinë për t’u kujdesur për të.

ME TE LEXUARAT